E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të vriste në Krujë, ekstradohet nga Italia 26-vjecari

TIRANE-Nje 26 vjeçar i shpallur në kërkim për tentative vrasjeje, u ekstradua sot nga Italia. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit benë të ditur sot se, Zyra Interpol Tirana ekstradoi nga Roma, Itali, shtetasin Serjan Zogu, 26 vjeç, lindur në Krujë.

26 vjecari ishte shpallur ne kërkim ndërkombetar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin nr.115, datë 07.09.2010, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg“, për kryerjen e veprave penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim“ si dhe të “armëmbajtjes pa leje“.
26 vjeçari akuzohet se më datë 11.07.2010, pranë një lokali, në fshatin Luz - Krujë, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin Arben Bardhi, i cili në momentin e ngjarjes po dilte me makinë nga ndërtesa e tij.

Bëhet e ditur gjithashtu në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›