E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Rekomandojmë dhënien e statusit për Serbinë

Bruksel- Ministrat e Jashtëm të BE-së i hapen dritën jeshile Serbisë për në BE.

Këto ishin orët deçizive për fatin e Serbisë në Bashkimin Europian. Ditën e sotme Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të japin vendimin e tyre nëse Serbisë do ti jepet statusi kandidat.

Pak minuta më parë Barroso dhe Tadiç dolën në një konference të përbashkët për shtyp. Sipas Barrosos BE-ja dëshiron ta shohë Serbinë në rrugën e integrimit europian, dhe pret më tepër progres nga Beogradi.

Duam ta shohim Serbinë në integrimin europian. Një kërkesë kryesore ishte edhe dialogu me Prishitnën. Por edhe pse jemi në krizë s’duhet të harrojmë politikat e zgjerimit edhe për vendet e Europës Juglindore. Kam besim se vullneti politk i Serbisë në rrugën e integrimit do të vazhdojë- tha Barroso.

Ndërkaq gjatë fjalës së tij presidenti serb Boris Tadiç theksoi se Serbia i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE-ja dhe presin një rezultat pozitiv.

Serbia po pret marrjen e statusit kandidat për në BE. Presim një vendim pozitiv. Aktualisht po flasim për problemet e Serbisë dhe të disa vendeve të BE-së. Serbia i ka zbatuar kriteret e Kopenhagenit. Po vazhdojmë përpjekjet- tha Tadiç.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Serbia në BE, një ditë larg marrjes së statusit kandidat Bruksel- Serbia do të zbulojë ditën e nesërme nëse ka...
  2. Takimi në Bruksel, debat për Serbinë dhe Kosovën Bruksel- Përveç temës tepër të nxehtë të Sirisë, ministrat e...
  3. Tadiç: Serbia ka plotësuar kushtet për statusin e vendit kandidat Serbi- Sipas presidentit të Serbisë Boris Tadiç vendi ka bërë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›