E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, ende asgjë për viktimat nga rrëshqitja e tokës

Një ditë pas rrëshqitjes së tokës në Harz të Saksoni-Anhalt-it nuk ka asnjë shenjë jetë për tre të humburit. Shpresat për bashkëshortët dhe një burrë, të zhdukur qysh prej të shtunës janë shumë të vogla. Sipas të dhënave të policisë, forcat e kërkimit konfirmuan se toka është siguruar që të evitohet ndonjë rrëshqitje tjetër. Një shtëpi dyshe dhe pjesë të një shtëpie me shumë familje ishin përmbytur nga rrëshqitja e dheut. Banorët ishin në gjumë kur ndodhi kjo tragjedi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›