E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Dua të jem kryeministër i shqiptarëve

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në një intervistë për gazetën "24 orë" ka deklaruar se do të kërkojë përkrahjen e shqiptarëve që të jetë një kryeministër i tyre për kërkesat vitale.
"Unë edhe një herë po premtoj publikisht: në të ardhshmen shqiptarëve të Maqedonisë do t'ua kërkoj votën për kryeministër të shqiptarëve dhe jo për participient apo për koalicionin në qeverinë maqedonase. Cilindo pozicion më të poshtëm apo më të degraduar të tjerët le të urdhërojnë të kërkojnë, qoftë edhe postin e ministrit të punëve të brendshme për ti shërbyer Gruevskit, le ta bind popullin për këtë për t'ia marrin votën. Do të këmbëngulim me çdo qelizë tonën që të jemi pjesë e fuqishme e pushtetit, për ç'gjë po ofrojmë kontratë konkrete, kontratë e cila e ngrit shqiptarin në po të njëjtin rang me maqedonasin e vendit", ka theksuar kryetari i PDSH-së, duke shtuar se shqiptarët nuk duhet të mbështesin referendumin e paralajmëruar maqedonas për çështjen emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›