E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik i rënduar në Durrës, shkon në 2 km vargu i makinave

Tre orë në pritje për të kaluar rrugën e Golemit në Durrës. Tmerri i trafikut ka vijuar edhe ditën e sotme ku vargu i makina është zgjatur deri në dy kilometra. Dita e pushimit për qytetarët të cilët i janë drejtuar plazhit të Durrësit është kthyer në një tmerr të vërtetë. Shkak i këtij trafiku të rënduar mbeten punimet që po zhvillohen për zgjerimin e kësaj rruge, punime që duhej të kishin mbaruar që më 30 qershor. Rritja e numrit të vizitorëve që zgjedhin Durrësin për të kaluar fundjavën, ka bërë që të gjithë akset rrugore të tejmbushet me automjete. Situata mjaft e rënduar është paraqitur pikërisht në aksin rrugor Plepa-Golem, ku makinat kanë qëndruar të bllokuara për rreth 3 ore, ndërsa e njëjëjta situate e rënduar prezantohet edhe në pjesën tjeter të rrugës kryesore, Plepa-Ura e dajlanit-Shkozet e cila është vetëm 2 km e gjatë. Trafiku është një nga problemet kryesore në këtë periudhë, ndërsa shumë drejtues ankohen për situatën e rënduar. Në të gjithë akset e qytetit të Durrësit janë tejmbushur nga automjtet, pjesa më e madhe e të cilave janë nga rrethe të ndryshme të vendit, apo nga vizitorë të tjerë, që vijnë nga shtete të ndryshme, për të kaluar pushimet në Shqipëri. Edhe pse rrugorët kanë marrë masa, duke shtuar numrin e efektiveve të policisë, që janë të shpërndarë në kryqëzimet më problematike, situatë vijon të jetë e rënduar. Por, një ndër shkaqet kryesore të kësaj situate, kryesisht në rrugën Plepa-Golem, janë bëre punimet.
Punimet duhej të përfundonin këtë fundjavë, sipas deklaratës më të fundit nga Drejtoria e Rrugëve, por siç do t shikohet edhe nga pamjet e xhiruara vetë pak minuta më parë ka ende shumë punë për t'u bërë. Piku i sezonit veror 2009 e gjeti përsëri rrugën Plepa-Golem të papërfunduar duke shkatuar trafik e kaos në qarkullimin e mjeteve, në një nga zonat turistike më të frekuentura.
Nisur në fillim të këtij viti në bazë të kontratës punimet për zgjerimin e këtij segmenti, duhej të përfundonin në 30 qershor. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, thuhet se problemet me shpronësimin janë shkaktarët për vonesat e shkaktuara. Por një tjetër e vërtetë është se këtu nuk punohet me tre turne, në kundërshtim nga urdhri i kryeministrit që u kërkon kompanive të ndërtimit të punojnë pa ndalesë në veprat publike me qëllim përfundimin e tyre sa më pare, dhe në ato pak orë që punohet puna kryhet me ritme tepër të ngadalta.
Përballë kësaj situate, gjithkush që zgjedh bregdetin e Durrësit apo Golemit për të kaluar fundjavën, duhet të mendohet mirë, pasi për të përshkuar një distancë prej 5 kilometrash, udhëtimi i tyre do të zgjasë me orë të tëra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›