E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama neTwitter Partite e vogla mbeshtetje nga Partia Socialiste per nje reforme gjitheperfshirese

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka pershendetur takimin e partive te vogla ne lidhje me reformen zgjedhore. Ne nje reagim te tij ne faqen sociale Twitter Rama ka siguruar partite e vogla per mbeshtetje nga Partia Socialiste per nje reforme gjitheperfshirese.
E pershendes takimin e partive te vogla dhe perseris angazhimin e PS per nje reforme gjitheperfshirese.
Partite e vogla opozitare dhe te mazhorances u mblodhen sot ne nje tryeze ku dolen me nje qendrim te perbashket per reformen zgjedhore.

Kreret e dhjete partive politike ne nje deklarate te perbashket i kane kerkuar dy partive te medha PD-PS qe te marrin parasysh kerkesat e tyre per ndryshimet ne reformen zgjedhore.

Kreu i PDS-se Paskal Milo ne emer te partive te vogla theksoi se ne tryezen e sotme u diskuta gjeresisht jo vetem per parametrat qe duhet te na udheheqin ne punen tone por edhe per detajet. Partite politike ne kete takim te mbledhura per ceshtjet e reformes zgjedhore shprehin gadishmerine per te kontribuar ne realizimin e nje reforme teresore dhe te zbatueshme per zgjedhjet theksoi Milo.

Gjithashtu partite e vogla shprehin bindjen se reforma zgjedhore duhet te synoje vendosjen e barazise ligjore mes partive si dhe barazine e votes. Vleresimi yne eshte se sistemi akutal eshte zbatuar formalisht dhe cenon barazine e votes mes qarqeve dhe mes kualicioneve. Kete e reflekton me se miri zgjedhjet lokale ku partite tona moren 230 mije vota te cilat jane perkthyer vetem ne 7 mandate ka theksuar me tej Milo ndersa ka kerkuar gjithashtu qe te mundesohet numerimi elektronik i votave si dhe lista te hapura.
Te gjitha partite politike kerkojne ndryshimin e sistemit zgjedhor ne proporcional kombetar per te bere te mundur numerimin e te gjitha votave si te vlefshme ne te gjithe vendin. Gjithashtu ato kerkojne te jene pjese e administrimit te zgjedhjeve ne te gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore per sa kohe qe keto komisione do te jene propozime te partive politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›