E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, flakët përpijnë një magazinë fishekzjarresh

Flakët e zjarrit që kanë përfshirë magazinën

Një zjarr ka rënë pak minuta më parë, në një magazinë lodrash në të cilën gjendeshin dhe fishekzjarre. Magazina ndodhet pranë shkollës Teknologjike në Tiranë.

Nga informacionet e para nuk dihet nëse ka të lenduar, por dëmet materiale janë të shumta.

Shpërthimi i fishekzjarreve në magazinë

Ndërkohë zona pranë zjarrit është evokuar pasi ato ende nuk janë vënë nën kontroll nga zjarrfikëset.

Mësohet se shkak i këtij zjarri ka qenë një shkëndijë elektrike që është ndihmuar më pas nga fishekzjarrët.

Në ndihmë të zjarrëfikseve të kryeqytetit kanë ardhur edhe tre zjarrëfikse nga qyteti i Durrësit.

Ende nuk mund të thuhet asgjë për shkaqet e rënies se zjarrit, ndërsa policia po heton lidhur me këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›