Vlorë, digjen në banesë dy fëmijë
Një kalorifer i harruar ndezur, ka shkaktuar një tragjedi në një familje në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë orëve të natës, kur dy fëmijët Kristaq dhe Prishela Lelaj përkatësisht 3 dhe 4 vjeç janë gjetur të djegur nga fqinjët dhe më pas kanë mbërritur edhe prindërit e tyre. Mësohet se prindërit nuk ndodheshin në banesë pasi ata punonin gjatë orëve të natës në ndërmarrjen komunale.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para lënia e kaloriferit ndezur ka bërë që shtëpia të përfshihet nga flakët dhe më pas së bashku me të të shkrumbohen edhe dy të miturit.
Ndërkohë një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe dy muaj më parë në qytetin e Durrësit ku si pasojë e lënies ndezur të një qiriu u asfiksuan 4 fëmijët Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka, 11 vjeç, Kasandra Xheka, 9 vjeçe dhe Nertila Xheka, 6 vjeçe.