Gjermani, iranianët mbajnë zi në rrugët e Hamburgut
Rreth 1000 iranianë dhe miq të tyre marshuan nëpër rrugët e qytetit gjerman verior, Hamburg, duke mbajtur ne dorë qirinjë të ndezur dhe zi për manifestuesit që vdiqën gjatë protestave të vazhdueshme në Iran. Një grup i quajtur " Iranianët dhe miqtë e Iranit" organizuan vigjiljen në portin detar, që përbën strehën më të madhe të komunitetit iranian në Gjermani dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë.
Wifried Grote ishte i pranishëm në manifestimin e heshtur për të treguar mbështetjen e tij. " Ndihem i prekur mbi atë që ka ndodhur gjatë javës së kaluar apo dhjetë ditëve në Iran. Ndjeja se duhet ta tregonim këtë më shumë se sa të qëndronim në shtëpi. Unë shpresoj së gjithnjë e më shumë njerëz do fillojnë të flasin mbi atë që po ndodh në Iran", tha Grote.