E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama diskuton ligjin për emigrimin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara diskutoi mbi emigrimin me ligjvënësit e të dyja partive, Republikane dhe Demokrate gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë. Obama tha se sistemi kombëtar i emigracionit është i shkatërruar dhe ka nevojë për montim.
Ai tha se çdo rregullim duhet të përqëndrohet në forcimin e kufijve, ndërkohë që të veprohet me efikasitet në lidhje me 12 milionë emigrantëve të paligjshëm në vend. Presidenti theksoi se administrata e tij është e plotësisht pas reformave gjithëpërfshirëse dhe ai kritikoi retorikën e zjarrtë mbi emigracionin.
Presidenti njoftoi gjithashtu se doganat e Shteteve të Bashkuara dhe Shërbimi i Emigracionit do të fillojnë gjithashtu të përdorin një website për të ndihmuar personat që aplikojnë për statusin e emigrantit me aplikimin e tyre përmes e-mailit, mesazheve dhe online. Faqja e internetit do të vihet në funksion në 90 ditët e ardhshme, sipas presidentit. Duke iu referuar reformës së emigrimit presidenti Obama tha se amerikanët tashmë janë gati për një legjislacion praktik dhe të zakonshëm.
Ish-presidenti George W. Bush u përpoq të transformonte ligjin mbi reformën e emigracionit, por vrulli I tij ndaloi në Kongres.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›