E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani nevoje per fuqi punetore nga jashte

Shefi i Agjencise gjermane per punesim kerkon nje emigrim te paramenduar mire te te huajve ne Gjermani.

Frank-Jurgen Weise i tha gazetes Suddeutsche Zeitung se ne Gjermani duhet te lejohet futja e te huajve te kualifikuar sepse planet e tanishme te partive te Unionit per rekrutimin e forces punetore nga gjermanet e papune prej nje kohe te gjate nuk i sigurojne kuadrot e duhura.

Prandaj duhen percaktuar kriteret sipas pikeve per pranimin e te huajve sipas modelit te Kanadase apo vendeve te tjera. Kerkesa te ngjashme kane paraqitur edhe liberalet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›