E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Ferro kromi yne ne Japoni

Tregjet e huaja shtojne kerkesen e tyre per produktet shqiptare. Kompania e huaj qe ka koncensionin e kromeve ACR ka siguruar nje kontrate te sukseshme te shitjes se ferrokromit qe prodhohet ne Elbasan ne tregjet e Japonise. Kjo eshte zyrtarizuar me nje kontrate me kompanine e njohur japoneze Marubeni. Arrija e kesaj kontrate eshte pershendetur edhe nga ministri i ekonomise Ilir Meta.

Sektori mineral dhe eksporti i mineraleve dhe tashme i ferro kromit vazhdon te jete nje nga drejtimet kryesore te suksesit te rritjes se eksporteve tona dhe do vazhdoje keshtu dhe ne te ardhmen. Jo vetem kaq por edhe te arritjeve te produkteve Made in Albania edhe ne tregjet me te rendesishme dhe cilesore aziatike tha ministri i METE Ilir Meta.

Rritja e kerkeses per krom dhe ferrokrom ka stimuluar koncensionarin qe te fuse ne planet e saj afatshkurtra edhe venien ne pune te uzines se ferrokromit ne Burrel. Dua te shpreh mbeshtetjen tone me te vendosur per planet ambicioze te ketij grupimi per te hapur dhe nje fabrike ferro kromi ne Burrel duke realizuar jo vetem objektivat e saj te biznesit ne vendin tone por dhe duke hapur vende te reja pune ne nje zone qe ka nevoje me shume per investitore dhe investime vijoi Meta.

Albania Krom Hollding ndryshe ACR eshte mbajtesja me koncension e kromit shqiptar edhe per 20 vite te tjera. Ajo zoteron burimet e Bulqizes dhe uzinat e ferrokromit ne Elbasan e Burrel.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›