Topi: Agolli rol aktiv në diskursin politik të ditës

Presidenti Topi ka uruar sot shkrimtarin e mirënjohur Dritëro Agolli me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Gjatë vizitës në shtëpinë e shkrimtarit, presidenti Topi i ka uruar atij jetë të gjatë dhe pleqëri të bardhë.
Kreu i shtetit gjithashtu ka vlerësuar shkrimtarin Dritëro Agolli për personalitetin e veçantë dhe rolin aktiv në diskursin politik të ditës.
Më herët shkrimtarin e njohur e uroi edhe kryebashkiaku Lulzim Basha i cili e vlerësoi Agollin për rolin e tij në letrat shqipe dhe në sferën publike në përgjithësi.
Basha tha se Dritëroi është një nga autorët e mëdhenj të letërsisë shqiptare dhe një figurë e dashur publike, me vizion të kthjellët, të qëndrueshëm dhe të pandikuar nga interesat e castit.
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli është dekoruar me urdhërin “Nderi i kombit”.