Thaci Dialogu per vizat sukses i Kosoves

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci mirëpriti publikimin e raport-progresit të Komisionit Evropian, duke e vlerwsuar si një lajm të mirë dhe një sukses për Kosovën vendimin për nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave.
“Është një lajm i mirë, sukses i shtetit të ri të Kosovës dhe konkretisht fillimi i perspektivës evropiane me hapa konkretë”, deklaroi Thaci.
“Kjo është meritë e vizionit tonë evropian për ndërtimin e Kosovës së re, demokratike dhe evropiane”, tha Thaci në mbledhjen e qeverisë.
Kryeministri u zotua për përmbushjen e shpejtë të kushteve për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, i vetmi vend në Ballkan për të cilin vlen ky Do përmbushim në një kohë rekord të gjitha kushtet
Hashim Thaci
Kryeministër i Kosovës regjim.
“Qeveria është e vendosur që të vazhdojë edhe më fuqishëm përmbushjen në një kohë rekord të të gjitha parakushteve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave”, tha kreu i ekzekutivit kosovar.
Ai u zotua edhe për adresimin e sfidave që dalin nga raport-progresi, si reforma zgjedhore apo sundimi i ligjit.
Më tej Thaci bëri të ditur se brenda vitit do të themelohet një Këshill Kombëtar për Integrime Evropiane, i cili do të hartojë një strategji afatgjatë për proceset integruese.
Sipas progres-raportit të Komisionit Evropian, bisedimet mes Brukselit dhe Prishtinës për liberalizimin e vizave me vendet e BE do të nisin nga fundi i vitit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR e EULEX, operacion në Jarinjë
KFOR-i dhe EULEX-I nisën këtë mëngjes operacionet e përbashkëta për vendosjen e kontrollit në rrethinën e portës në Jarinje. Konsumimi i privatizimit
Albin Kurti - Nëse thua që themeli, kulmi dhe motori i ekonomisë së Kosovës duhet të jetë veçse investimi privatizues nga jashtë, pra ashtu siç thotë rregullisht qeveria e Kosovës, atëherë praktikisht je duke bërë thirrje për t’u kolonizuar.
Absurditetet e reformës elektorale kosovare
Adri Nurellari - Një ndër fatkeqësitë kombëtare që po u ndodh shqiptarëve është mosnxjerrja e mësimeve nga përvojat e ndërsjella, por adaptimi në Kosovë i përvojave më negative të Shqipërisë. Ivanovic: Dialogu varet nga qëndrimi i SHBA
Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar fati i bisedimeve Prishtinë-Beograd do të varet nga roli i Brukselit. Kosova, konfirmohet njohja nga Gaboni
Është zyrtarizuar më në fund njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti afrikan i Gabonit, pas shumë konfirmimesh e përgënjeshtrimesh.
Lajmet kryesore
Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë
Kritika të ashpra të dyja palëve: Nuk morën përgjegjësi
Fyle: Raporti, një zile alarmi
Reformat ekonomike kanë ngecur
Ligj për kontrollin e rrezatimeve
Shkodër, shpërthim eksplozivi, vdes kambisti