E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, përfundon shërbimi ushtarak i detyrueshëm

Duke filluar nga sot, shërbimi ushtarak në Gjermani bëhet vullnetar.

Pas 54 vitesh të shërbimit të detyrueshëm, i vendosur për 8 milionë gjermanë, ka hyrë në fuqi reforma që e bën Bundeswehr, forcat e armatosura të vendit, një ushtri profesionale. Të hënën ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, do të përshëndesë vullnetarët e parë në një ceremoni që do të mbahet në Berlin.

Ministri ka lajmëruar se në të ardhmen ushtarët vullnetarë nuk do të jenë më pak se 5 mijë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›