Strauss-Kahn, në liri me kusht

Gjykata e Manhatanit ka hequr arrestin shtëpiak për ish drejtuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn duke e lënë në liri me kusht.
Kahn është arrestuar më 14 maj me akuzën për sulm seksual ndaj një shërbyese hoteli në Nju Jork.
Ai ka dhënë dorëheqje nga FMN më 19 maj ndërsa më 6 qershor është deklaruar i pafajshëm.
Ai është lënë i lirë pasi ka paguar çmimin 1 milion euro, ndërsa që nga ajo kohë është në burg shtëpiak, ku mbahet nën vëzhgim 24 orësh.
Nderkaq, avokati i viktimes, perpara trupes gjykuese deklaroi se viktima nuk kishte lidhje me drogen, ndersa ne trupin e saj ka pasur shenja dhe lendime, me nje ligament te thyer.Avokati saktesoi se sherbyesja eshte perdhunuar, ndersa per te, jeta ka qene dhe me e veshtire pasi ajo eshte perdhunuar ne Afrike.