E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet princi Alberto i Monako-s

Princi Alberto i Monakos dhe Charlene Wittstock tashmë janë burrë e grua. Ish kampionia e notit ka thënë "po" gjatë ceremonisë civile të martesës në sallën mbretërore në pallatin Grimaldi.
 

Charlene Wittstock, zgjodhi një kostum të Chanel, në ngjyrë bojëqielli duke iu përshtatur ceremonisë civile, ndërsa dhëndri kishte veshur një kostum në ngjyrë të errët me këmishë të bardhë dhe kravatë me tone te argjendta. Kështu Alberto i Monakos i ka dhënë lamtumirën beqarisë në moshën 52-vjeçare. Në ceremoni ishin të pranishëm 80 të ftuar, mes të cilëve përfaqësues të qeverisë monegaske, ambasadorët e Francës dhe Afrikës së Jugut. Në ceremoni morën pjesë motrat Carolina dhe Sthpehanie dhe nipërit e Albertos.
 

Karl Lagerfeld, stilisti gjerman, është një ndër të ftuarit kryesorë të dasmës. Ceremonia fetare zhvillohet të shtunën , dhe ish notarja afrikano- jugore, do të veshë një fustan Armani. Ceremonia e së premtes u zhvillua në të njëjtën sallë ku 55 vjet me parë, ikona e Hollivudit, Grejs Kelli i tha "po" princit Ranieri i 3-të. Alberto është djali i vetëm i çiftit Keli - Ranieri. Për Princin 52 vjecar, kjo është martesa e pare. Ai njoftoi fejesen me afrikano-jugoren, ish-kampione noti, Charlene Wittstock 32 vjecare, ne 23 qershor. Princi Alberto drejton Principaten e Monakos prej 2005-tës, pas vdekjes se te atit, princit Rainier. Megjithese Princi Albert ka dy femije, asnjeri prej tyre nuk mund te trashegoje fronin pasi jane lindur nga marredhenie jo të legalizuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›