E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukashenko: Nuk i toleroj më protestat

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenka tha se nuk do të tolerojë protesta tjera, të cilat po përhapen, ndërsa kriza financiare e vendit po përkeqësohet.

Të zemëruar nga rritja e inflacionit, bjellorusët janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit gjatë muajit qershor.

Lukashenko tha se protestat nuk janë reagim ndaj krizës ekonomike, por përpjekje për të destabilizuar vendin.

“Nuk do ta lejojmë këtë”, ka thënë Lukashenko, i cili është rizgjedhur në mandatin e katërt në zgjedhjet, të cilat nga Perëndimi u dënuan si të parregullta dhe të manipuluara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›