Gjermani premton armë për Ukrainën, Scholz: Do mbrohet nga sulmet ajrore ruse

Teksa kanë kaluar më shumë se tre muaj nga lufta e Rusisë, Gjermani do të dërgojë një sërë armësh për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës. Kancelari Olaf Scholz gjatë fjalës së tij në parlamentin gjerman, deklaroi se Gjermania do të ofrojë sisteme të mbrojtjes tokë-ajër me rreze të mesme më moderne në armatimin e saj, të cilat do t’i lejojnë Ukrainës të mbrohet nga sulmet ajrore ruse.
Sikurse raporton BBC, Scholz premtoi gjithashtu se do t’i japë Ukrainës një radar gjurmues i cili është i aftë të zbulojë obuset e armikut, mortajat, artilerinë e raketave, si dhe raketahedhës të shumtë.
Më shumë se 15 milionë municione, 100,000 granata dore dhe më shumë se 5,000 mina antitank janë dorëzuar në Ukrainë nga Gjermania që nga nisja e luftës në 24 shkurt.
/rtsh.al/