E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moti i keq, avioni i Mbretëreshës Elizabeth bën uljen e detyrueshme pas 15 minutave fluturim

Avioni privat i Mbretëreshës Elizabeth është detyruar të bëjë një ulje të detyruar 15 minuta pas ngritjes, si pasojë e motit të keq. Avioni me 13 vende u përpoq të ulej në RAF Northolt, në veriperëndim të Londrës, raporton Daily Mail.

Pasi moti u pastrua, avioni është ngritur sërish në ajër nga Aberdeen dhe ka bërë ulje të sukseshme në RAF Northolt. Buckingham Palace konfirmoi se fluturimi i Madhërisë së Saj kishte një ulje të ndërprerë për shkak të rrufesë, por tha se nuk kishte shqetësime për sigurinë për monarkun.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›