Gjermani, prifti pranon 280 abuzime me të miturit

Një prift katolik në Gjermani ka pranuar së fundmi se ka abuzuar seksualisht 280 herë me 3 djem te mitur gjatë dekadës së kaluar, duke theksuar me bindje se nuk u ka bëre asgjë të keqe. Prifti i quajtur Andreas L 46 vjeç, u shpreh përpara gjykatës në Braunschvveig se fillimisht ka abuzuar me djalin 9-vjeçar të një gruaje të burgosur. Më pas prifti vijon rrëfimin e tij, duke treguar se nisi të abuzonte edhe me dy vëllezër të mitur, të moshave 9 dhe 13 vjeç.
Pas zbulimit të kësaj historie, mijëra gjermanë kanë nisur të braktisin kishën. Madje sipas raportit të “Deutche VVelle”, 40% e gjermanëve nuk shkojnë më në kishë që nga viti i kaluar, kur nisi të hetohej kjo histori. Viktimat e skandalit seksual nga prifti gjerman, janë vizituar shtatorin e kaluar, kur ngjarja ende nuk ishte bërë publike për mediat, nga vetë Papa Benedikti i 16, me origjinë nga Gjermania.
Sipas “Deutche VVelle” gjykata në Braunschvveig dha dënimin minimal për priftin abuzues, vetëm 6 vjet e gjysmë burg. Prifti ka abuzuar sistematikisht me të miturit, në ambientet e kishës, kur fëmijët të shoqëruar nga ai, ishin për udhëtim në Disneyland në Paris, madje edhe në shtëpitë e tyre. Ai i blinte vazhdimisht edhe dhurata të shtrenjta si telefona celulare apo kamera, i jepte dreka e darka si dhe i jepte shuma të majme parash. Në një kompjuter të kishës, nëna e dy vëllezërve 9 dhe 13 vjeçar, gjeti plot 2800 materiale pornografike të priftit në fjalë.