E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, kërkonin ar, hidhet në erë ura në Llëngë

Është hedhur në erë ura në Pogradec. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në një nga zonat më malore të këtij qyteti, konkretisht në fshatin Llëngë të Pogradecit ku është hedhur në era ura që jo vetëm shërbente si pikë kalimi për banorët e fshatit por ishte dhe një vepër monumentale, e cila i përkiste shekullit të VI para erës sonë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe është shkaktuar me lëndë plasëse, tritol. Ndërkohë policia bën të ditur se akti i rëndë mendohet të jetë kryer nga një grup të rinjsh, të cilët nisur nga një legjendë për ekzistencën e një thesari në këtë zonë , ishin vënë në kërkim të arit, ndërsa ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›