E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, opozita protestë për Tymoshenko

Deputetët e opozitës në Ukrainë kanë protestuar në Parlament kundër trajtimit jo të mirë mjekësor që sipas tyre i është bërë ish-kryeministres Yulia Tymoshenko në burg.

Gjithashtu, deputetët kanë protestuar kundër mosngritjes së një komisioni hetimor parlamentar që të hetojë mbi gjendjen shëndetësore të lideres së tyre, e cila pati probleme javën e kaluar.

Duke ngritur sloganin “Liri për Yulia”, ata kanë ngritur në sallë edhe një poster gjigand të Tymoshenko dhe e kanë quajtur dënimin e saj një operacion represioni politik.

Në fund të vitit të kaluar Gjykata e Apelit në Ukrainë konfirmoi dënimin e shkallës së parë për shtatë vjet burg për ish-kryeministren, duke hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes.

Ndërsa në fillim të këtij viti, bashkëshorti i protagonistes së Revolucionit Portokalli, Oleksander Tymoshenko, kërkoi azil në Republikën Ceke, e cila i dha dritën jeshile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›