Gjermani, projektligj për synetin

Shkak për këtë projektligj është një vendim i Gjykatës së Këlnit, ku në maj një gjyqtar e klasifikoi rrethprerjen tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël si një cenim të integritetit fizik. Ky vendim, i cili nuk është i detyrueshëm për gjykatat e tjera, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe shkaktoi trazira të konsiderueshme në mesin e hebrenjve dhe myslimanëve. Pas kësaj, parlamenti gjerman i kërkoi qeverisë që të hartojë dispozita ligjore për synetin.
Ndërhyrja duhet të kryhet në përputhje me rregullat e mjekësisë
Sipas ministres së Drejtësisë, Leutheusser-Schnarrenberger, syneti nuk duhet ndëshkuar. Neneve, që lidhen me fëmijët në Kodin Civil, do t'u bashkangjitet një paragraf, që bën të qartë se prindërit mund të bien dakord për ta bërë synet djalin e tyre, por në kushte të caktuara. Ndërhyrja duhet të bëhet në kushte dhe sipas rregullave mjekësore. Kjo, nëse është e nevojshme, përfshin dhe trajtimin e dhimbjeve dhe anestezinë.
Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë tha se janë marrë parasysh disa kërkesa: syneti duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe me gjithë kujdesin e mundur. Përpara se të bëhet ndërhyrja, mjeku duhet t'i sqarojë prindërit në mënyrë të plotë. Prindërit duhet të mbajnë parasysh edhe vullnetin e fëmijës në fjalë.
Për rastet kur për shkaqe fetare syneti duhet bërë brenda gjashtë muajve të parë pas lindjes së fëmijës, lejohet një përjashtim në lidhje me vullnetin e fëmijës, për t'u bërë synet. Gjithsesi edhe në këtë rast ndërhyrja duhet të bëhet nga një person profesionist.
2012-09-27 10:28