E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ-ja, “Ligjet” kalojnë kandidaturat e LSI-së dhe PBDNJ-së

Bëhet fjalë për kandidatët e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Këto dy parti, kanë propozuar nga dy kandidatë, të cilët do të votohen në Parlament, ku mund të zgjidhet vetëm njëri prej tyre.

LSI-ja ka propozuar Ilirjan Muhon dhe Arben Shkëmbin, ndërsa PBDNJ-ja, Jani Jani dhe Spiro Kuro. Dy ditë më parë, u miratuan edhe katër kandidatët e tjetër të propozuar nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste, të cilët pritet të kalojnë pa problem në Parlament. Tanimë pritet të përzgjidhen edhe kandidatët për postin e kryetarit të KQZ-së, ku Kuvendi ka publikuar një listë prej 18 emrash që kanë shprehur interes për këtë post. /Start/

                                                                                             2012-09-27 14:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›