Spanja pritet të shpallë të tjera masa shtrënguese

Madridi pritet të shpallë planin për kursimin e 29 miliardë eurove nëpërmjet uljes së investimeve, rritjes së taksave dhe reformave strukturore.
Plani pritet të shpallet ndërkohë që në vend janë mbajtur shumë protesta masive të dhunshme këtë javë, dhe teksa flitet gjithnjë e më shumë se Spanja do të kërkojë një tjetër dorëzani nga partnerët e saj në Eurozonë.
Castile La Mancha është bërë ndërkohë qeveria e pestë rajonale, nga 17 që ka Spanja, që thotë se do të tërheqë një fond shpëtimi të ngritur nga Madridi.
Rajoni qendror i Spanjës tha se do të kërkojë 848 milionë euro nga 18 miliardë eurot që ka fondi për likuiditetin rajonal, duke iu bashkuar kështu Valencias, Murcias dhe Katalonjës që së bashku kanë kërkuar 3 miliardë euro, dhe Andaluzias e cila nuk ka sqaruar ende se sa para kërkon./Start/F. P/
2012-09-27 14:41