E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Statusi të kushtëzohet për dy çështje

“Brukseli duhet të kushtëzojë statusin e kandidatit jo vetëm me zgjedhjet e vitit 2013 në mënyrë që ato të jenë të lira dhe demokratike por edhe me dy çështje të tjera shumë të ndjeshme dhe problematike për shoqërinë tonë”, ka deklaruar sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Rezar Balla.

AI shtoi se statusi i kandidatit duhet të kushtëzohet me zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit të ish-të burgosurve politikë, të cilët prej 22 vitesh nuk janë dëmshpërblyer për vitet e burgut në regjimin komunist. “Sali Berisha, komunisti që pretendon se solli demokracinë po shtyp dhe dhunon të drejtat e këtyre burrave që lirinë e dhuruan për demokracinë, e që sot janë ende në luftë për zbatimin e parimeve demokratike të dëmshpërblimit të vuajtjes së tyre. Ky njeri i cili për 25 vjet ka qenë sekretar i Partisë Komuniste e që sot është në krye të shtetit po përdor të gjitha mjetet dhe fuqinë për ti rrënuar akoma dhe më shumë këta njerëz që sakrifikuan gjithçka në kohën e regjimit të errët komunist”, tha më tej ai.

Aleanca KuqeZi u bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen dhe solidarizohen me këtë grevë. “Sali Berisha gjatë pushtetit të tij dëmshpërbleu lekë me lekë Fatos Nanon, ndërkohë që ka lënë në mëshirë të fatit këta bura të ngujuar në grevë urie. Në vitin 2011 Sali Berisha shpenzoi një të njëmijtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto për kompensimin e ish të burgosurve politike”, deklaroi Balla. /Start/

                                                                                             2012-09-27 14:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›