Gjermani, protesta kundër mbeturinave bërthamore

Policia është përplasur me protestuesit-kundërshtues të energjisë bërthamore, në veri të Gjermanisë.
Përleshjet ndodhën në Mecigen, diku 30 kilometra nga vendi ku pritej të arrinte një sasi e konsiderueshme mbeturinash bërthamore më vonë gjatë kësaj jave.
Treni i mbrojtur rreptësisht, që transportonte 150 tonelata të mbeturinave bërthamore, vinte nga Franca.
Ai transportonte ngarkesën e fundit prej 12 ngarkesave të mbeturinave bërthamore që u dërguan viteve të fundit nga Franca për në Gorleben.