E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanksionet ndaj Sirisë, Iraku i rezervuar

Ministri i jashtëm irakian, Hoshjar Zebari, tha se “nuk është e mundshme” për të zbatuar sanksione ekonomike ndaj Sirisë për shkak të marrëdhënieve të saja të ngushta me Irakun dhe numërit të madh refugjatësh irakianë jeton në atë vend.
Në një konferencë për media, Zebari tha: “Ne jemi të rezervuar rreth kësaj çështje”.

Megjithatë, nuk u qartësua nëse kjo nënkupton refuzimin e Irakut për sanksionet eventuale ndaj Sirisë, për të cilat pritet të diskutohet në takimin e sotëm të ministrave të financave në Kajro dhe në atë të ministrave të jashtëm të dielën.

Ultimatumi, të cilin Liga Arabe ia kishte caktuar Damaskut për zbatimin e marrëveshjes për paqe, kaloi të premtën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›