E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marok ,PJD shpall fitoren

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka shpallur fitoren në zgjedhjet e para parlamentare në Marok që nga protestat pro-demokratike që u mbajtën më herët këtë vit.
Pas Tunizisë, PJD-ja (The Justice and Development Party) është partia e dytë ismamiste që do të udhëhiqë një vend në Afrikën Veriore.
 

Pavarësisht thirrjeve për bojkot të disa aktivistëve, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte 45 për qind.
Sikurse në disa pjesë të tjera të botës arabe, marokenët u përfshinë në protesta në pjesën e parë të vitit 2011 me kërkesën për më shumë demokraci.
 

Mbreti Mohamed VI iu përgjigj kësaj kërkese duke ndryshuar kushtetutën dhe duke mbështetur zgjedhjet e lira.

Aktivistët njoftojnë se që nga ajo periudhë janë zvogëluar thirrjet e qeverisë për reforma.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›