E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfirmohet arrestimi i Damir Fazllic

Konfirmohet arrestimi i Damir Fazllic. Policia e Bosnjes ka konfirmuar per Top Channel ndalimin e personit qe po shkakton mjaft polemika ne Shqiperi per shkak te dyshimeve te hedhura vazhdimisht nga opozita per lidhjet e tij, jo vetem politike, me drejtuesit e mazhorances aktuale.

Ne nje prononcim per TCH zedhenesi i policise se Bosnje-Hercegovines, Robert Cvrtak deklaroi se gjate operacionit jane arrestuar dy persona dhe jane shoqeruar dy te tjere, njeri nder tyre Damir Fazllic.

“Ajo qe dua t’u them eshte se ne kohen e operacionit kemi arrestuar dy persona qe jane kapur ne kryerje te vepres, por edhe dy persona te tjere qe kane qene ne vendin e ngjarjes, ne momentin qe eshte kryer aksioni. Po, Fazllic ka qene nje nga keta te shoqeruarit”, eshte shprehur Cvrtak.

Televizioni federativ ka thene se Fazllic eshte larguar menjehere nga Bosnja, pasi eshte lene ne liri. Ata e kane lidhur emrin e tij edhe nga listat e Inerpolit, por edhe me nje mashtrim financiar te mehershem qe ka ndodhur ne muajin mars.

Policia boshnjake ka sqaruar se dyshimi per kete rast ka ardhur per 200 mije marka per te cilat grupi i dyshuar kishte shantazhuar. Por policia ka arritur te zbardhe rastin, ndonese perfshihen persona me ndikim ne skenen e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›