E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE: EULEX te shtrihet edhe ne veri

Gjate vizites 4 ditore ne Kosove, anetaret e Komitetit per Siguri dhe Mbrojtje te Parlamentit Europian kane deklaruar se EULEX-i duhet te shtrihet ne tere territorin e Kosoves, perfshire dhe veriun.

Perfaqesuesit europiane shtuan se ndarja ne vija etnike ndermjet UNMIK-ut e EULEX-it, eshte opsion i papranueshem.


Kryetari i ketij komiteti, Karl Von Wogau, thekson se shtrirja e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves duke perfshire dhe veriun, eshte e vetmja menyre per garantimin e sundimit te ligjit. Ne vijim, ai ka shtuar se misioni i OKB-se e ka permbushur detyren e vet ne Kosove.

Ne lidhje me kete ceshtje ka folur edhe pergjegjesi i raportit se vizites ne Kosove, Joost Lagendijk, sipas te cilit, me zgjidhjen e statusit te Kosoves i eshte dhene drita jeshile misionit te BE-se. "Kosova eshte njohur nga pjesa me e madhe e shteteve anetare te Bashkimit Europian dhe kjo nuk do te ndryshoje. Asnje nga keto shtete nuk do te mendoje te beje nje rivleresim lidhur me kete. Pra, ceshtja e statusit te Kosoves eshte zgjidhur. Pranoj se kjo ceshtje do te paraqitet para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe do te kete shume debate per kete”, shtoi Lagendijk.

Komiteti per siguri dhe mbrojtje i Parlamentit Europian do te paraqese raportin e tij ne fillim te vitit 2009 para Parlamentit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›