Haradinaj akuzon qeverine Thaci

Qeverisja aktuale e Kosoves eshte nje lajm i keq per kosovaret. Keshtu eshte shprehur kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj i cili eshte bazuar ne raportet e fundit te organizatave nderkombetare.
Ish-kryeministri kosovar ka deklaruar ne nje dalje per mediat se “kriza ne Kosove eshte duke u thelluar ne te gjitha fushat”.
Kreu i AAK-se kerkoi nga qeveria e kryeministrit Hashim Thaci qe t’i marre parasysh keto raporte dhe te gjeje zgjidhjen per nxjerrjen e vendit nga kriza.
“Korrupsioni, papunesia, niveli i varferise dhe mosbesimi te institucionet e Kosoves eshte rritur dukshem”, theksoi Haradinaj.