E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti ne Turqi te pastrehet ne veshtiresi


Banorët e qytetit lindor turk të Ercisit, qyteti i goditur më rëndë nga tërmeti prej 7.2 ballësh, thanë për mediat se kanë nevojë të dëshpëruar për strehim, ndëra temperaturat vazhdojnë të bien.

Shumë familje të mbetura të pastrehë nga tërmeti po jetojnë tashmë në kampe tendash, ku ata thonë se po ngrijnë nga i ftohti.
 
Por një pjesë e të mbijeturave të tërmetit nuk kanë mundur të marrin as tenda dhe janë detyruar të flenë jashtë. Kjo është situata e thuasjve të gjithë të pastrehëvë në provincën Van, ku ashpërsia e dimrit është thuasje më e frikshme se tërmeti që sapo kaluan.

Ndërkohë, ekipet e mergjejncës vazhdojnë kërkimet e ethshme nën rrënoja, megjithëse nuk ka më shpresa për të gjetur të mbijetuar pas kaq ditësh. Sipas autoriteteve turke të paktën 576 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit, ndërsa qindra të tjera janë shpallur të humbur. Me mijëra janë të plagopsurit, ndërsa qeveria turke i ka kërkuar ndihmë vendeve të tjera për të përballuar këtë katastrofë njerëzore.

Turqi, 570 viktimat nga tërmeti

Ka shkuar në 570 numri i të vdekurve nga tërmeti që të dielën e kaluar goditi lindjen e Turqisë.

Lajmi bëhet i ditur në një komunikatë për shtyp të shpërndarë nga Mbrojtja Civile Turke, sipas të cilës të plagosurit janë 2555. 

Në komunikatë thuhet se që prej së dielës në Turqi janë verifikuar 139 lëkundje të tjera sizmike, gjashtë prej të cilave shumë të fuqishme, nga 5 deri në 6 ballë.

Ndërkohë, nga rrënojat janë nxjerrë 187 persona, mes të cilëve një 13-vjecar që kishte mbetur i bllokuar për 108 orë nën to. Nga ana tjetër është rritur numri i banesave të shembura dhe të pariparueshme.

Premtimi i kryeministrit Erdogan për të shembur të gjitha shtëpitë abuzive sepse nuk kanë qenë anti-sizmike duket se do të shtyhet. Kjo, për shkak të kostos së lartë, të rënduar pikërisht nga tërmeti i ditës së diel.

Ndëshkimi i pronarëve abuzivë ose ndërtimi i banesave të reja është vlerësuar nga ekspertët rreth 450 miliardë dollarë, për të mos thënë dyfishi.

Në Turqi të paktën katër ndërtesa në 10 janë abuzive apo jashtë normave. Në Stamboll, 60 për qind nga 3.5 milionë ndërtesa kanë mbi 20 vjet dhe nuk janë anti-sizmike.

Turqi, të mbijetuarit plaçkisin kamionët e ndihmave

Gjysmë Hëna e Kuqe turke raportoi në orët e para të mëngjesit të së enjtes se 17 kamionë që transportonin ndihma për viktimat e tërmetit u plackitën.

Zyrtarët lokalë në qytetin Van thanë se të mbijetuarit, të zemëruar që nuk merrnin furnizime, bastisën karvanin për ushqim dhe batanije.

Në qytetin më të goditur nga lëkundjet, Ercis, hajdutët ndaluan një kamion që mbante tenda.

Nërkohë dy persona të tjerë u nxorrën të gjallë nga rrënojat ditën e mërkurë, por shpresat janë duke u venitur për të tjerë të mbijetuar.

Mijëra njerëz, të cilët kanë mbetur të pastrehë, i kanë kaluar netët e fundit në kushtet e motit të acartë dhe dëborës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur
Javën e ardhshme, ekspertë të tjerë
Cmimi i Madh i Indisë, Vettel në Pole Position
Libia, Rasmussen: Detyra u krye
Grekët kundër reduktimit të borxhit
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›