E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, rrëzohet autobuzi me kosovarë, s`ka viktima

Një autobuz me pasagjerë nga Kosova ka rrëshqitur në një autostradë gjermane dhe përpasojë u plagosën 30 persona, katër prej tyre rëndë.
 

Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare të cilat theksojnë se autobusi që duket se vinte nga Kosova, ka rrëshkitur si pasojë e akullit në rrugë dhe më pas është goditur nga një kamion italian mëngjesin e sotëm në autostradën afër qytetit Augsburg.

Sipas agjensisë DPA shoferi i autobusit ishte përpjekur shumë për të shmangur përplasjen e dy makinave por nuk ka mundur si pasojë e akullit në rrugë.
 

Ndërkohë në mbarë Gjermaninë raportohen qindra aksidente rrugore si pasojë e ngricave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›