E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNHCR: Greqia të mos të ndërtojë murin me Turqinë

Misioni i UNHCR-së në greqi, ka kritikuar planet e qeverisë greke për të ndërtuar një gardh mbrojtës 12. 5 km të gjatë dhe me lartësi 3.5 metra në kufirin e saj lindor me Turqinë, për të parandaluar kalimin e emmigrantëve të paligjshëm që kërkjnë të shkojnë për në vendet e Bashkimit Europian. Një rrethim me mur ndarës mes Greqisë dhe Turqisë nuk e zgjidh problemin e trafikut klandestin mes dy vendeve, prandaj është më mirë që të mos ndërmerret fare një nismë e tillë. Kështu ka deklaruar Organizata e Kombeve të Bashkuara, përmes agjencisë së saj për Refugjatët në Botë, UNHCR. Kjo e fundit ka mbajtur qëndrim negativ ndaj planit të Athinës zyrtare për të ndërtuar një mur ndarës me Turqinë në mënyrë që të parandalohet fluksi i klandestinëve në kufirin mes dy vendeve. Ka qenë një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për Mbrojtjen e Refugjatëve se në sigurinë kufitare duhet të përfshihen edhe mekanizma që lejojnë njerëzit të kërkojnë azil. Ndërkaq, ministri grek i Mbrojtjes Civile, Kristos Papoutsis, e ka krahasuar këtë plan me rrethimin e ndërtuar përgjatë kufirit mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Greqia dëshiron të shënojë kufijtë e vendit të saj me Turqinë me një gardh, në mënyrë që të parandalojë hyrjet e paligjshme të njerëzve në vendet e BE-së. Kufiri kombëtar i gjatë rreth 200 km, është bërë një portë kryesore për refugjatët, që në kohën kur u ashpërsua kontrolli i rrugëve detare. Më shumë se 80 për qind e emigrantëve ilegalë ndërkaq kalojnë përmes Greqisë për në vendet e Bashkimit Europian. Për këtë arsye, qeveria në Athinë dy muaj më parë kishte kërkuar mbështetjen e zyrës për mbrojtjen e kufirit të BE-së-Frontex. Mbi gardh do të vendosen edhe kamera termale dhe dedektorë për lëvizjen dhe zhurmat, në mënyrë që të zbulohen edhe ata që përpiqen për të kaluar kufirin grek gjatë natës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›