E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzurinda:BE-ja jo e plotë pa Ballkanin

Evropa nuk është e lirë dhe e plotë nëse në të mungon ende Ballkani Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e cila së bashku me disa shtete të tjera, prej vitesh aspirojnë ende pa datë hyrjeje, integrimin në BE. Është Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mikulas Dzurinda, ai që ka bërë këtë deklaratë duke shprehur kritika të forta ndaj autoriteteve të disa vendeve të BE që janë shprehur të lodhura nga zgjerimi. "Vendet anëtare të BE nuk kanë të drejtë të thonë se Bashkimi Europian është i lodhur nga zgjerimi me vende të tjera", deklaroi z. Dzurinda. Sipas tij "Qëllimi i Evropës së lirë dhe të plotë, për të cilën përpos të tjerëve foli edhe ish-presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush "ende nuk është realizuar" sepse "BE-së i mungon Ballkani Perëndimor dhe disa vende të Partneritetit lindor, siç janë Ukraina dhe Moldavia". Duke u ndalur në disa shtete, kreu i diplomacisë sllovake theksoi se pret integrim të plotë të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ose sic njihet edhe me emrin (FYROM). Duke u përqendruar te FYROM, Dzurinda pohoi se ende nuk mund të vlerësojë se sa do të jetë i suksesshëm kompromisi mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin". Xurinda theksoi se shpreson që gjatë presidencës hungareze, Kroacia do t`i përfundojë negociatat për pranim në BE, ndërsa Serbia do t`i fillojë bisedimet për anëtarësim. Në vazhdim z. Dzurinda ka komentuar edhe të ardhmen e turqisë në BE, duke u shprehur pessimist për një gjë të tillë pasi sipas tij para Turqisë qëndron një rrugë më e gjatë".Dzurinda sugjeroi se Ankaraja duhet të mbështetet për reformat, por theksoi se duhet të merren parasysh dallimet e mëdha kulturore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›