Topi homazhe per regjisorin Vec vlerave Hakani note te larte qytetarie

Presidenti Bamir Topi gjate homazheve per regjisorin Hysen Hakani
Tirane 9 shkurt 2011 NOA 8211 Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi homazhe prane trupit te pajete te regjisorit te kinematografise shqiptare Hysen Hakani i cili nderroi jete nje dite me pare ne moshen 79-vjecare. Presidenti Topi i shoqeruar nga anetare te Kabinetit te tij presidencial gjate homazheve ne Teatrin Kombetar vendosi nje kurore me lule dhe u perul me respekt e nderim para trupit te pajete te regjisorit.
Kreu i shtetit nenshkroi edhe Librin e Ngushellimeve ku u shprehu ngushellimet e sinqerta familjareve te te ndjerit Hysen Hakani per humbjen e njeriut te tyre te dashur dhe njekohesisht te kesaj figure te ndritur te kinematografise shqiptare.
Ne prononcimin e tij te shkurter per mediat Presidenti Topi theksoi se Shpreh kete brenge qe na shoqeron ne menyre te vazhdueshme duke percjelle nga bota jone reale njerezit te cilet kane vendosur themelet e artit dhe te kinematografise shqiptare. Hysen Hakani ishte njeri prej tyre dhe padyshim pervec vlerave te vecanta si artist ai ka marre nje note te larte qytetarie duke lene ne memorien e kombit dhe ne memorien tone arritjet e kombinimit te vertete qe ekziston midis atij qe eshte njeri ne radhe te pare dhe e dyta te nje artisti te madh vleresoi Presidenti.
Regjisori Hysen Hakani njihet si regjisori i filmit te pare shqiptar Femijet e saj i realizuar ne vitin 1957.
Ai eshte nderuar me cmimin Mjeshter i Madh nderkohe qe i ka dhuruar kinemase shqiptare filma te tille si Debatik Toka jone Njesiti gueril Cirku ne fshat Nje ndodhi ne port Lundrimi i pare Plaku dhe hasmi etj si dhe nje sere filmash dokumentare.
mit/NOA
Lajme te ngjashmePresidenti homazhe para regjisorit te ndjere Hysen HakaniZhvillohen homazhe per regjisorin Hysen HakaniEdi Rama homazhe me Linden e AnetenRama homazhe per tre te vraret e demonstrates Lidhjehomazhe Hysen Hakani Presidenti Topi Teatri Kombetar