Gjermani zhgenjen Verder dhe Shalke
Ne sfidat e djeshme ne Bundeslige kane zhgenjyer Verder Bremeni dhe Hamburgu. Volfsburgu eshte rikthyer me fitore ne shtepi duke triumfuar 2-0 kunder Shtutgartit ku Edin Dzeko ka shenuar golin e dyte te kesaj perballjeje dhe te shtatin per kete sezon. Trajneri i perkohshem Keler ka debuar me fitore ne krye te pankines se Kelnit ku ka qene tripleta e sulmuesit slloven Milivoje Novakovic qe ka gjunjezuar miqte nga Hamburgu te cilet nuk munden te mbanin rezultatin duke shenuar vetem dy gola me ane te Petric dhe koreanit Min Son. Sfida mes Verderit dhe Nurenbergut ka perfunduar ne 2-3 ndersa Frankfurti ka thyer St.Paulin 3-1. Ekipi i Kajzerslauternit ne pjesen e dyte te ndeshjes me Borusia Mynshengladbah ka vulosur fitoren 3-0. Nderkohe Shalke vazhdon serine negative. Dje eshte mposhtur ne shtepi nga Leverkusen 0-1.