E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje Reali nuk ndalet

Nuk ka shkelqyer as ndaj Realit te Saragozes skuadra e Valencias qe pas dy humbjesh radhazi ka mundur te arrije vetem nje barazim. Ekipi i Unai Emeri eshte ndalur ne nje rezultat 1-1 kunder mysafireve te Mestajes. Lojtaret e Realit te Saragozes kane qene ata qe kane kaluar te paret ne avantazh fale Mauricio Lanzaros i cili ka qene padyshim protagonisti kryesor i sfides per te dy skuadrat italiani ka realizuar golin e avantazhit per ekipin e mysafireve dhe me pas ka shenuar autogolin qe ka barazuar rezultatin ne 1-1. Nderkohe Reali i Madridit dhe Barcelona nuk e kane ndalur marshin. Madrilenet kane arritur te marrin tre pike te arta me Herkules. Pas disavantazhit ne minuten e trete me Trezege skuadra e Murinjos ka barazuar ne pjesen e dyte dhe ne fund Ronaldo ka shenuar dy golat e triumfit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›