E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, zjarr në aeroportin e Berlinit

Berlin (start)- Një zjarr i fuqishëm, i cili shpërtheu sot në një zonë ushtarake të aeroportit Tegel në Berlin, ka detyruar autoritetet ti zhvendosnin fluturimet në aeroportet e tjera. Zëdhënësi i aeroportit deklaroi se fluturimet hyrëse u zhvendosën në aeroportin ''Schoenefeld'' në pjesën lindore të kryeqytetit gjerman, sepse retë e dendura të tymit e bënin uljen shumë të rrezikshme. Policia deklaroi se zjarri, shkaku i të cilit nuk dihej ende, nuk përbënte rrezik për njerëzit dhe se ekipet e zjarrfikësve po punonin për shuarjen e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›