E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me padinë,Maqedonia largohet nga NATO

Padia kundër Greqisë është një veprim i Qeverisë së Gruevskit që do ta largojë Maqedoninë nga integrimi në NATO dhe BE, deklaroi sot lideri i PRSD-së, Tito Petkovski. "Cila është garancia që Maqedonia pas pesë viteve, sa mund të zgjasë procesi gjyqësorë, mund ta fitojë kontestin", deklaroi Petkovski. Ai i sugjeroi kryeministrit Nikolla Gruevskit që paralelisht më padinë para Tribunalit të Hagës, drejtësinë ta kërkojë edhe përmes Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, secili vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përsëri do të kthehet në OKB, gjegjësisht në Këshillin e Sigurimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›