E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbreti i Jordanisë Abdallah II takim me kryeministrin izraelit

Amman (start)-Kryeministri izraelit, Ehud Olmert dhe ministri i Mbrojtjes, Ehud Barack mbërritën për një vizitë në Jordani, e cila u zhvillua në mënyrë sekrete. Atje, Olmer dhe Barack, u takuan me Abdallah II, bëri të ditur sot radioja publike izraelite.Gjatë këtij takimi, mbreti Abdallah II u kërkoi bashkëbiseduesve të tij të mos ndërmerrnin operacione me shtrirje të mëdha në Rripin e Gazës, shtoi radioja duke cituar një zyrtar të lartë izraelit.

Sipas radios, ''Abdallah II e mori këtë iniciative për të evituar trazirat në mbretërinë e tij që mund të shkaktonin dhe destabilizim të regjimit''.

Radioja e ushtrisë theksoi nga ana e saj se Olmert dhe Barak kishin konfirmuar se Izraeli nuk mund të parashikonte qëndrimin e Hamasit nëse do të vazhdonte lëshimin e raketave në territorin izraelit.

''Pushimi i luftimeve është në interes të jordanezëve dhe është në interesin tonë të kemi marrëdhënie të mira me Jordaninë'', theksoi presidenti i Komisionit të Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme Tzahi Hanegbi për radion ushtarake, duke nënvizuar se Izraeli nuk mund të pranonte vazhdimin e hedhjes së raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›