E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dërgon anije lufte kundër piratëve somalezë

Moskë (start)-Rusia do të dërgojë anije të tjera lufte për të patrulluar në ujërat e Somalisë për të luftuar piraterinë, bëri të ditur komandanti i marinës ruse. Admirali Vladimir Vyssotski, cituar nga agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se pas anijes Intrepide, anije të tjera të marinës ruse do të nisen drejt rajonit të Somalisë.

''Kjo është e nevojshme për shkak të situatës që po zhvillohet në afërsi të Bririt të Afrikës dhe në Gjirin Aden ku piratët somalezë kanë shtuar operacionet e tyre kundër anijeve'', shtoi Vyssotski. Sipas shifrave të Zyrës Bregdetare Ndërkombëtare, këtë vit janë sulmuar 94 anije nga piratët somalezë në Oqeanin Indian dhe në Gjirin Aden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›