Greqia, BE: Të gjitha opsionet në tryezë. Pa reforma s'ka para
BRUKSEL - Samiti i BE përfundoi sot herët në mëngjes me një paralajmërim tjetër për Greqinë, se duhet të respektojë angazhimet e saj nëse dëshiron të mbetet në eurozonë.
Evropianët janë të lodhur nga "problemi grek" dhe tani janë të gatshëm, që nëse Athina nuk respekton angazhimet që ka marrë, të përballojnë efektet e daljes së saj nga eurozona, më mirë sesa të vazhdojnë të kenë para tyre një partner të pasigurt. Eshtë jashtë çdo dyshimi se "të gjitha opsionet janë hedhur në tryezë".
Edhe gjatë takimeve me kryeministrin grek Pikramenos, mesazhi i nënkuptuar i liderëve evropianë ishte i zymtë, por i qartë: Greqia është përfshirë në një program të madh, ndaj duhet të zbatojë reformat strukturore dhe shkurtimet. Memorandumi nuk mund të ndryshohet, të paktën në linjat e tij themelore, përpara se të ekzistojë një qeveri e qëndrueshme me një orientim pro-evropian. Disa rregullime mund të bëhen.
Deklarata zyrtare pas samitit
Në komunikatën e lëshuar pas Samitit, theksohet dëshira për të mbajtur Greqinë eurozonë dhe kërkohet zbatimi i angazhimeve të shteteve anëtare të saj. "Eurozona është në dijeni të përpjekjeve të mëdha të bëra nga shtetasit grekë dhe ka treguar solidaritetin e konsiderueshëm me ndihmë financiare. Ne do të sigurojmë fondet dhe mjetet për të sjellë Greqinë në rrugën e rritjes dhe për krijimin e vendeve të punës", thuhet në deklaratë. "Vazhdimi i reformave është jetike për të rivendosur qëndrueshmërinë e borxhit, rritjen e investimeve dhe është garancia më e mirë për një të ardhme të ndritshme në Eurozonë. Pas 17 Qershorit pritet qeveria e re greke për ta bërë këtë zgjedhje", thekson deklarata e lëshuar pas Samitit të BE.
Deklaratat e krerëve të BE
"Ne duam që Greqia të qëndrojë në euro duke respektuar angazhimet e veta," tha Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, në bisedimet që filluan dje pasdite dhe zgjatën rreth 5 orë e gjysmë.
I pyetur nëse BE-ja po përgatit planet e daljes së Greqisë nga monedha e vetme, Presidenti i Eurogroup Jean-Claude Juncker tha se "duhet të marrim parasysh të gjithë skenarët, por hipoteza e jonë e punës është se Greqia do të mbetet në euro".
“Me aq sa di unë, në Francë nuk ka asnjë plan për t'u përgatitur për dalje të mundshme të Greqisë nga euro", tha Presidenti i Francës, Francois Hollande gjatë një interviste. Hollande theksoi se Franca nuk ka bërë supozime të tilla, për arsyen e thjeshtë se dëshiron dhe favorizon Greqinë në zonën e euros. "Greqia, përveç detyrimeve, ka të drejtën e perspektivës së zhvillimit", tha presidenti i Francës.
Pas takimeve me krerët evropianë, kryeministri grek Panajotis Pikramenos u pyet nëse ishte informuar se vendet anëtare të BE-së janë duke u përgatitur për të trajtuar ndikimin që do të ketë tërheqja e Greqisë nga euro. Pikramenos përgjigj negativisht, duke thënë se edhe kancelarja gjermane nuk e fsheh habinë e saj për këto skenare.
Të mërkurën Bundesbank i quante zhvillimet në Greqi "veçanërisht shqetësuese", ndërsa gazeta e Di Tsait shkruante se Banka Qendrore Evropiane ka ngritur një njësi të krizës për të përgatitur për daljen e Greqisë nga euro. BQE-ja nuk pranoi të komentojë zyrtarisht këtë raport.
Nga Athina kërkohen ulje të ashpra të shpenzimeve publike dhe reforma ekonomike në këmbim të marrëveshjes së kredisë 173 000 000 000 euro.
Nëse partitë që kundërshtojnë politikat shtrënguese do të mbizotërojë në zgjedhjet e qershorit, marrëveshja ka të ngjarë të marrë fund, shkruan Agjencia Gjermane e lajmeve.
Topi tani është në fushën e Athinës. Samiti i 28-29 qershorit do të jetë për Greqinë një tjetër provë e madhe.