E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia, përcillet 1 ditë më vonë Aurora Molla, premtoi “do jem në ditëlindjen e të fejuarit”

POGRADEC- Është varrosur një ditë me vonesë vajza nga Vërdova e Pogradecit, e cila humbi jetën në tragjedinë e 21 majit në Himarë kur autobusi me të cilin po udhëtonte për një ekspeditë ra në greminë.

Shkak për këtë ishte një premtim i bërë nga ajo të fejuarit, i cili një ditë pas tragjedisë kish pasur ditëlindjen. 

Familja e ka mbajtur edhe një natë më shumë, meqë ajo kish shprehur dëshirën: "Edhe e vdekur do të vij të festoj ditëlindjen e Erionit", pra të fejuarit të saj, duke i plotësuar kështu dëshirën e fundit.

Gazeta Shqiptare shkruan sot për se, për Erion Maxharin kjo ka qënë ditëlindja më e keqe që ka festuar, madje atij i ka rënë disa herë të fikët gjatë ceremonisë për të përcjellë në banesën e fundit të fejuarën e tij.

VAJZAT NË KOMA, NISEN SOT NË AUSTRI
ORA 09:25- Dy vajzat e plagosura në aksidentin që ndodhi pasditen e së hënës në Himarë dhe që paraqiten më rëndë në Spitalin Ushtarak do të dërgohen në Austri sot rreth mesditës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Pas apelit dhe interesimit të veçantë dhe të vazhdueshëm të kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, ambasada austriake në Tiranë dhe Raifaiesen Bank mundësuan kurimin e tyre në klinika të specializuar në Austri. Florije Peçi gjatë aksidentit ka marrë dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe në tru, ndërsa Eriselda Gubere është dëmtuar në 4 vertebra të shtyllës kurrizore dhe në veshka.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja do jenë dy personat që do përcjellin vajzat. Mësohet se avioni sanitar që do transportojë vajzat do mbërrijë në vendin tonë rreh orës 12:00.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›