E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania 20 vjet ribashkim

Gjermania kremton 20 vjetorin e bashkimit. Ne 3 tetor te vitit 1990 dy gjermanite i dhane fund ndarjes duke shenuar ne kete menyre edhe fundin e Luftes se Ftohte.

Festimet kryesore mbahen ne landin e Bremenit si kryesues i radhes i keshillit te landeve. Kancelarja Anxhela Merkel dhe presidenti Kristian Ulf mberriten ne qytetin verior per te marre pjese ne ceremonite qe nisin fillimisht me nje ceremoni fetare.

Edhe pse kane kaluar 20 vjet nga ribashkimi ne Gjermani mes Lindjes dhe Perendimt ka shume hendek. Keshtu pagat ne Lindje jane me te ulta ndersa edhe popullsia e rajonit eshte reduktuar me 2 milione banore me pak pasi te rinjte preferojne te provojne shanset e tyre per punesim ne perendim te vendit.

Gjermania u bashkua me 3 tetor te vitit 1990 pas rrezimit te Murit te Berlinit. E diela shenon gjithashtu diten kur Gjermania kryen pagesen e fundit per shlyerjen e demeve te Luftes se Pare Boterore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›