E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, Bochard: Presim zgjidhjen e ngërçit politik

Ambasadori gjerman Bernard Bochard apelon nga jugu i vendit

Ambasadori gjerman Bernard Bochard apelon nga jugu i vendit se mungesa e bashkëpunimit mes forcave kryesore politike në vend është e pafavorshme për aspiratën kryesore të shqiptarëve, integrimin në Bashkimin Evropian. Diplomati gjerman ishte në Korçë për përurimin e një projekti në punët publike, të financuar nga Gjermania, ku vuri në dukje se arritja e standardeve ekonomike nuk është i mjaftueshëm për integrimin, nëse nuk plotësohet edhe kriteri politik. Çelësi për një anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, gjendet në realizimin sa më të shpejtë të reformave, në mënyrë që të përmbushen standardet e kërkuara. Por këtu nuk bën pjesë vetëm aspekti ekonomik, por edhe ai politik. Ne presim dhe shpresojmë një zgjidhje të problemeve politike në vend nëpërmjet bashkëpunimit konstruktiv, në frymën e Bashkimit Evropian, - theksoi z. Bochard. Ai i drejtoi këtë mesazh klasës politike shqiptare: Do tju kërkoja që të mbani në vëmendje se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe ta këshillojë atë më tej, në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›