Gjermania: Dosjet e Sigurimit, si i hapem pa konflikte
Ne konferencen e organizuar ne Tirane, ajo tregon eksperiencen gjermane ne hapjen e dosjeve. Por Marianne Birthler jep edhe sugjerime per Shqiperine. E ngarkuara per dosjet e STAS-it, ne nje interviste dhene drejtorit te informacionit te TV Klan, Andi Bejtja, shpjegon te gjitha detajet se si jane hapur dosjet e ish-sigurimit te Gjermanise Lindore, pas bashkimit. Njeheresh ajo shprehet se aksesi per hapjen e dosjeve ne Gjermani, duhet te jene jo vetem ne dobi te interesit te publikut por edhe te mbrojtjes te drejtave personale. Menyra se si jane hapur dosjet e STAS-it ne Gjermani, sherben si model per shume shoqeri post diktatoriale ne bote.
Cilet ishin aktoret kryesore qe mundesuan procesin e lustracionit ne Gjermanine lindore dhe a u pozicionua kjo nga bashkimi i dy Gjermanive?
Faleminderit per interesimin tuaj. Do te doja te filloja duke thene se ne hapjen e dosjeve te policise sekrete, nuk behet fjale vetem per procese lustracioni. Se pari, behet fjale per kapercimin e se kaluares qe ne e quajme lustracion. Por edhe qe te gjithe njerezit qe deshironin kishin mundesi aksesi ne kete dosje, ashtu si edhe shkencetaret per bemat e tyre. Ruajtja dhe hapja e dosjeve kishte pike se pari nje iniciative e levizjes qytetare ne ish-Republiken Demokratike Gjermane. Por nuk ishte e lehte hapja e dosjeve per ta bere kunder deshires se ish-Republikes Federale Gjermane.
Te Gjermanise Lindore apo e ish-republikes gjermane?
Ishte nje iniciative e levizjes se qytetareve te ish-republikes gjermane.
Bashkepunuesit e STAS-it mund te kandidojne per deputet?
Kjo nuk ndalohet me ligj, por per shumicen e njerezve ne Gjermani, kjo nuk eshte e pranueshme, nese dikush ka punuar me pare per STAS-in nuk e ndihmon te ndermarre nje funksion politik.
Pra mund te krijoje edhe nje parti politike dhe te punoje ne administrate?
Teorikisht po, praktikisht jo! Sepse ka nje koncept shume te madh ne Gjermani, nese dikush ka punuar ne ish-policine sekrete, te mos kete mundesine te punoje ne administraten publike.
Me nje fjale ligji nuk e ndalon?
Jo nuk e ndalon.
A ka pasur kritika per misionin tuaj nder vite dhe cilat kane qene ato?
Sigurisht qe ka pasur shume kritika. Ne fillim ishin ata qe kishin frike te dilte e verteta, persona qe kishin qene shume te lidhur me shtetin dhe qe nuk kishin interes qe e verteta te dilte ne drite dhe nga ana tjeter ka pasur njerez qe mendonin se hapja e dosjeve do te conte ne konflikte dhe hakmarrje. Megjithate kjo frike u konfirmua dhe qindra mijera njerez arriten te shohin dosjet e tyre.
E di qe e keni te veshtire te flisni per Shqiperine, por besoj se disa elemente i keni parasysh. Si per shembull qe eshte nje vend me nje popullsi me rreth 3 milione banore. A mund te hapen dosjet ne nje vend te tille ku gati 1/3 e popullsise qofte me frike, qofte me deshire i kane sherbyer regjimit?
Ka me te vertete shume ndryshime ndermjet situates ne Shqiperi dhe asaj ne ish-Republiken Lindore Gjermane, por edhe mes situatave te vendeve te tjera, si per shembull, Sllovenia, Cekia. Nje tjeter ndryshim shume i madh eshte qe tek ne policia sekrete, STAS-i, menjehere i gjeti bashkepunetoret dhe ato u pushuan nga puna. Megjithate une mendoj qe do te ishte mjaft e arsyeshme qe te gjendet rruga per te vene ne dispozicion dosjet e fshehta te ish-policise sekrete, pra te Sigurimit, nuk mendoj se duhet te merren me te fshehta dhe se permbajtja e ketyre dosjeve mund te jete shume e rendesishme per stabilizimin e demokracise.
Deri tani ka dy variante per hapjen e dosjeve. Cila mendoni se eshte e pranueshme per ta zbatuar ne Shqiperi?
Une do te doja qe te flisja per trajtimin e ceshtjes se bashkepunetoreve, por situata ne Shqiperi nuk eshte e njohur per mua. Personi i interesuar per ceshtjen ka nje pozicion krejtesisht te pavarur nga ndikimi politik, vetem keshtu arritem qe njerezit te krijonin besim tek ceshtja e hapjeve se dosjeve. Ndersa per sa i perket personave qe kane punuar per STAS-in dikur, kjo eshte nje ceshtje ende ne debat.
Le te flasim teorikisht...?
Pervoja jone eshte qe cdo rast te trajtohet ne menyre individuale. Ka njerez te cilet deri ne fund 1989 kane spiunuar te afermit e tyre, pra u kane bere keq atyre. Ka bashkepunetore qe nuk kane shkaktuar deme kaq te medha dhe prandaj eshte shume e veshtire te gjesh nje rregull per te gjitha keto.
A mund te hapen dosjet ne nje situate shume te ashper politike? Cilat jane kushtet ideale per hapjen e dosjeve?
Une jam vetem prej 24 oresh ne vend dhe e kam te veshtire te vleresoj se cfare mendojne njerezit. Por permend disa kushte te rendesishme, qe do te thote se dosjet duhet te hapen dhe duhet te administrohen nga nje institucion i pavarur, pa u ndikuar politikisht, ne menyre qe te shmanget abuzimi politik. Nga ana tjeter duhen mbrojtur te drejtat e viktimave. Keto jane parime shume te rendesishme qe une do t'i sugjeroja gjithmone si dicka shume prioritare, pavaresisht kushteve te reja.
Pas kaq vitesh mund te rendisni se cilat jane anet pozitive dhe negative?
Une nuk konstatoj asnje disavantazh. Ndoshta do te kishim marre vendime te tjera per disa detaje, pasi per ne ishte dicka e pazbuluar, dicka e re per ne atehere kur beme kete ligj. Por nuk e kam aspak te permend edhe anen pozitive, me e rendesishmja eshte qe qindra mijera njerez paten mundesi qe te njohin dhe te perpunonin historine e tyre individuale. Konstatuan se si STAS-i ka nderhyre ne jeten e tyre personale. Nderkohe 1.6 milione njerez kane bere kerkese per te pare dosjet e tyre dhe behet fjale per nje proces mjaft individual qe i perkon jetes te se kaluares. E dyta eshte qe me ndihmen e dosjeve te STAS-it, arritem qe personat te cilet me pare kane pasur funksione te larta te mos rimerrnin perseri funksione te tjera.
Si e arrinit kete, kur ligji nuk e pengon?
Jo, per vendimin e hapjes se dosjes ekziston pavaresia qe anetare te Parlamentit, ose persona qe punojne ne administraten publike, te kene mundesi te verifikojne te kaluaren e kolegeve te tyre. E rendesishme eshte qe nuk e morem ne vendimin, pra autoriteti yne per te bere verifikimet. Ne i kemi njoftuar institucionet nese ne dosjet e tyre kane pasur pika ku mund te mendohej se keto persona kane bashkepunuar me STAS-in dhe ceshtja se kush verifikohet, e me cilat metoda verifikohet dhe cfare pasojash ka nga ky verifikim vendoset atje ku kerkohet ky verifikim.
Po si u penguan keta persona te mos marrin pjese ne jeten politike kur nuk ka nje ligj, pasi ne Shqiperi paturpesia eshte me e madhe se ne Gjermani...?
Ka nje Parlament qe duhet te thote, per shembull nuk duam qe ketu te punojne njerez qe kane spiunuar dikur, pra per kete arsye eshte mire qe t'i verifikojme. Per shembull, te ne ne televizionin publik, dikush tha, nuk duam qe anetaret tone te jene bashkepunetore te STAS-it, atehere verifikojini kete gazetare dhe per kete nuk ka nevoje per nje ligj, por per mendime te qarta.