E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alesandro Del Piero premton fitore ndaj Real Madridit

Alessandro Del Piero mund te kete fituar gjithcka, por pas 16 viteve me Juventusin kapiteni bardhezi duket shume i uritur. 34-vjecari, Del Piero eshte fitues i 5 titujve kampion ne Itali, ishte pjese e Juventusit kur u shpall kampion ne Evrope ne vitin 1996 dhe festoi Kupen e Botes me kombetaren italiane ne vitin 2006. Ai mund te ishte terhequr, por tani eshte duke menduar suksese te tjera ne radhet e ekipit italian. Kur "Zonja e Vjeter" ra ne Seria B, pas triumfit te Italise ne Boterorin e Gjermanise, Del Piero insistoi te qendronte te Juventusi per ta ndihmuar qe te ngrihej edhe nje here tjeter ne maje te Evropes. Ai nuk ishte i vetem. Xhanluixhi Bufon, Mauro Kamoranezi, Pavel Nedved dhe Devid Trezege vune firmat e tyre per te njejten ceshtje:. "Ne ate vit kemi ndryshuar objektivat personale, nga beteja qe kishim per te fituar Seria A, ne nje beteje te pazakonte, per t'u ngjitur me te shpejte ne Seria A," - u shpreh Del Peiro . - "Ishte dicka e re dhe ndryshonte shume. Por ne luajtem me pasion te madh ate vit, qe gjithsesi eshte ende nje kujtim i bukur."

Golashenues

Kapiteni i bardhezinjve ishte golashenuesi me i mire i Seria B. Ai shenoi 20 gola dhe ndihmoi bardhezinjte, te ngjiten brenda nje sezoni ne Seri A. Ne sezonin e fundit kapiteni shenoi 21 gola dhe ndihmoi ekipin e tij te rikthehet mes gjiganteve te Evropes. Juve fitoi te drejten per te luajtur ne Ligen e Kampioneve. "Te rikthehesh serish ne Ligen e Kampioneve me te njejtin ekip, do te thoshte shume per mua, sepse eshte nje kompeticion terheqes, i cili te ben per vete dhe eshte mire te mos mungosh asnjehere," - thote Del Piero. "Me Juven kam marre pjese rregullisht dhe kam fituar nje e kam humbur tre finale te Liges se Kampioneve. Mendoj se eshte kompeticioni me i madh i futbollit Evropian." Del Piero e beri Juven te rikthehet te fitorja, pas suksesit me Zenit ne Shen Peterburg. Ai shenoi per ekipin e tij golin numer 50 ne ndeshjet evropiane. "Jam shume i lumtur qe kam kaluar nje kohe te gjate me Juven, me te cilen kam ndare endrrat dhe fitoret, betejat, sigurisht edhe humbjet. Kemi pasur nje qellim te perbashket dhe ka qene fantastik. Une gjithmone kam punuar me njerez tek te cilet ka ekzistuar shpirti dhe deshira e madhe per te fituar," - shprehet legjenda juventine, para ndeshjes se rendesishme me Real Madrid.

243 gola

ka shenuar gjithsej Del Piero per Juventusin, ne te gjitha kompeticionet. Ai eshte njeriu me historine me te madhe te ekipi italian i Juventusit, por thote se megjithate kurre nuk eshte ndalur se mesuari. Goli i fundit i Del Pieros u shenua ndaj ekipit rus, Zenit.

Kontrata

Veterani do te jete ne kontrate me Juventusin deri ne vitin 2012. "Kontrata ime me Juventusin skadon ne vitin 2012. Deri atehere kam shume per te dhene, sepse zemrat e tifozeve te Juventusit, jane me ekipin ne cdo moment," thekson Del Piero.

Liga e Kampioneve

Grupi E

Mancester U. - Selltik

Vilareal - Aalborg

Grupi F

Bajern M.- Fiorentina

Steaua B.-Lyon

Grupi G

Porto - D. Kiev

Fenerbahce - Arsenal

Grupi H

Zenit - BATE Borisov

Juventus - Real Madrid


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›